Kina është gjithnjë e më e shënjestruar nga Perëndimi për ngadalësinë dhe fshehjen që mendohet se ajo i bëri pandemisë nga koronavirusi.
Pas akuzave drejtuar Pekinit nga Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, sot ishte radha e Ben Wallace, Sekretarit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i cili deklaroi se “Kinezët kanë shumë pyetje për t’iu përgjigjur për shpejtësinë me të cilën ata informuan botën për krizën nga Covid-19”.
Ai tha se “Kina duhet të jetë transparente si për sukseset ashtu dhe për problemet e saj, në këtë rast mbi pandeminë”.
Administrata Amerikane vazhdon gjithashtu të jetë shumë e ashpër.
Mark Esper, kreu i Pentagonit, akuzon Pekinin se kishte bërë presion në instalimin e rrjeteve telematike të Huawei me qëllime dashakeqe. Kompanitë kineze, sipas tij, duan të përdorin pandeminë për t’u zgjeruar në sektorë strategjikë duke krijuar përçarje në Perëndim dhe duke u përgatitur të përdorin sisteme elektronike të cenueshme si një mjet spiunazhi dhe manipulimi.