Pasi Parlamenti duket se po shkon drejt shkarkimit të Ilir Metës, Bilushi i Metës ka përgatitur një skenar për shpërndarjen e Parlamentit një ditë para se ai të marrë vendimin:
“Të dashur miq!
Siç e shikoni, Parlamenti i paligjshëm po përpiqet të shkarkojë Ilir Metën duke e çuar deri në fund puçin e shtetit.
Në këto kushte, presidenti ka vendosur të kalojë tek skenari B, atë të shpërndarjes së këtij Parlamenti të paligjshëm.
Shpërndarja e këtij Parlamenti është e mbështetur në argumentat e mëposhtëm.
1-Ky Parlament sipas presidentit ka vetëm 81 deputetë të ligjshëm. Të tjerët janë të paligjshëm.
Po ti shtosh këtu dhe faktin që Monika dhe shumë kuadro të PD kanë kërkuar ndjesë për braktisjen e Parlamentit, atëhere del që ata deputetë që janë në sale, janë tërësisht të paligjshëm.
2-Deputetët e paligjshëm që mbushën sallën nuk u rizgjodhën në zgjedhjet e 25 prillit.
Kjo tregon se ata nuk i do populli.
Atëhere si do shkarkojnë presidentin deputetët që nuk i do populli?
3-Deputetët e dhunshëm që zëvendësuan deputetët legjitimë të LSI-së, ishin cilësi e dobët dhe ata i ulën reputacionin LSI-së, duke bërë që ajo të humbasë në këto zgjedhje.
Pra ky Parlament është përgjegjës dhe për shkatërrimin e LSI-së.
4-Deputetët e zotit Basha që hynë në Parlament, janë joshur me shuma të mëdha financiare nga Edi Rama dhe tani duan të sigurojnë rrogën e katër vjetëve duke shkarkuar presidentin.
Ndaj presidentit i duhet ta shpërndajë Parlamentin.
5-Gjykata Kushtetuese le të interpretojë pastaj vendimin për shpërndarjen e Parlamentit, por hë për hë, ata nuk e shkarkojnë dot.
6-Sipas të dhënave që ne kemi, ambasadorja e Sorosit në Tiranë dhe qeveria e Sorosit në SHBA, duan që sapo të shkarkohet presidenti, të futet në listën e zezë të SHBA, bashkë me Doktorin.
Presidentit një listë e tillë i bën nder, por ata nuk kanë për t’ia aritur ditës ta shikojnë presidentin të shkarkuar.
Bazuar në këto argumente logjike dhe politike, iu bëjmë thirrje mbështetësve të presidentit dhe popullit të 2 marsit, të jenë të qetë dhe ta presin me qetësi e dashuri vendimin për shpërndarjen e këtij Parlamenti”.