• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Brenda’ dasmës së Dua Lipës… dhurata speciale për 200 të ftuarit, ëmbëlsira siçiliane dhe valle shqiptare! Mes yjeve botërorë

June 9, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Dua Lipa festoi me miqtë deri në orën 6 të mëngjesit në natën e tretë të dasmës së saj në Siçili, pasi Elton John këndoi dhe luajti në piano gjatë dasmës së saj me Callum Turner

Këngëtarja veshi dy fustane gjatë mbrëmjes, të dy besohet se janë dizajnuar nga Donatella Versace, raporton The Sun. Të dy fustanet ishin të bardhë dhe të gjatë.

Të ftuarit u përlotën gjatë një momenti tepër emocionues kur Sir Elton John i kushtoi një serenatë Duas duke luajtur në piano dhe duke kënduar “Your Song”.

Darka përfshinte sallatë katalanase me karavidhe, ton dhe makarona me karavidhe. Ëmbëlsira ishte tipike siçiliane, cannoli.

Mësohet se Dua eci drejt altarit e shoqëruar nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.

Në dasmë mori pjesë edhe këngëtari kosovaro-shqiptar Besnik Qaka dhe grupi i tij të cilët performuan gjatë mbrëmjes. Sipas raportimeve, s’kanë munguar as traditat e vallet shqiptare, ndërsa babai i Duas, dhe e ëma, Anesa, kanë kërcyer gjithë kohën.

Një spektakël fishekzjarrësh që zgjati dhjetë minuta mahniti 200 të ftuarit në orën 23:30, përpara se të zhvendoseshin brenda Villa Valguarnera për festën e natës. DJ-të luajtën muzikë të ndryshme, ndërsa sipas disa videove të shpërndara në TiKTok, nuk munguan as këngët e vetë Lipës.

I gjithë stafi nënshkroi marrëveshje konfidencialiteti dhe dorëzuan telefonat në orën 11 të mëngjesit, të cilët iu kthyen vetëm kur u larguan në orët e para të mëngjesit.

Gjatë ceremonisë, të ftuarit morën si dhuratë shami të bardha të qëndisura me dorë me mbishkrimin “Stay Mad ëith Me Forever” në ngjyrë të kuqe. Ata morën gjithashtu çanta të bardha pambuku me inicialet “D dhe C” të kuqe, të mbushura me letra me ngjyra.

Mes të ftuarve VIP në Sicili ishin aktori britanik Joe Alëyn, aktorja amerikane Grace Gummer me bashkëshortin e saj DJ Mark Ronson, si dhe ylli i pop-it Charli XCX me bashkëshortin e saj George Daniel, bateristin e grupit The 1975.

Mësohet se disa prej të ftuarve nënshkruan marrëveshje konfidencialiteti për të mbrojtur privatësinë e dasmës treditore që nisi të premten.


        
 
Next Post

Rama ironizon influenceret që mbështesin protestat për "Zvërnecin": E duan bregun e detit të virgjër, që të bëjnë foto me bikini me atë lidhsen e hollë! Njerëzit luten ...Inshallah i këputet

Protestat u frynë nga mediat e huaja për axhendat e tyre! Në jug, efektet e para negative fillojne anulimet masive të prenotimeve: Shrlatanët e të gjitha ngjyrave kërkojnë të pamundurën... bllokimi...

Aksident në bypass-in e Vlorës: Përplasen 3 automjete, 2 përfshihen nga flakët! 1 person digjet brënda në makinë, shkak një parakalim i gabuar dhe shpjetësia e madhe

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In