E kanë secili për agjendën e vet në vendet ku janë. Disa e kanë me Izraelin, që u fut kot fare në këtë mes. Disa të tjerë e kanë kundër atij në Amerikë, presidentit të Amerikës, të cilin gjysma e duan, gjysma e urrejnë dhe ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë. Disa të tjerë e kanë sepse nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt. Janë konkurrentë, normal!”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, raportimet e ekzagjeruara në mediat ndërmbëtare të cilat sipas tij, një turmë normale e kthejnë në qindra mijëra njerëz, do të dëmtojnë sezonin turistik.
LEXO EDHE:
‘Zvërneci’/ Balla ndan në rrjetet sociale transmetimin live të protestës nga Reuters: Çudi sesi një tubim me më pak se 2 mijë vetë kthehet në spektakël ndërkombëtar
“Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit”, tha kryeministri.
Për Ramën, në protestat që mbahen poshtë zyrës së tij ka një diversitet pjesëmarrësish.
“Që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem”, tha Rama.
Dhe siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur:
“Projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane.”
Rama vuri në dukje se për impaktin ekonomik, social e ambiental të projektit po punojnë arkitektë, studiues e inxhinierë nga më të mirët në botë. Ai përmendi edhe faktin se Shqipëria pak ditë më parë mori kryesimin e forumit europian të mbrojtjes së pyjeve.
“Me një mbështetje shumë të zëshme në procesin e shqyrtimit të kandidaturave nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të na thotë diçka edhe për të sotmen, duhet të na thotë diçka edhe për mënyrën se si në të sotmen qeverisin dhe udhëheqin ata të cilët e kanë bërë këtë transformim”, tha Rama.





