• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Çeta e Sali Kullës

07/09/2026
in Blog
        
 

Nga Edison Ypi

Çeta haxhiqamiliste e Sali Kullës e ka surratin të rrumbullakët si petull. Kafkën sferike prej butaku me dhjamë të tepërt, ose thatuqe, të çrregullt, kuadratike, me qoshe. Çka dëshmon për psikikë të sëmurë të lindur, shkallë të ulët evolutive që përcakton sjellje nga idioteske deri kriminale. Pra surrati në fjalë nuk dëshmon zgjedhje me vullnet të lirë të karakterit gjatë rritjes, por është tipar biologjik i paracaktuar gjenetikisht, që s’ka Zot ta ndryshojë, apo sadopak ta ndreqë.

Fytyrat e kësaj çete janë të bardha si prej letre ku shkruheshin spiunllëqet, letrat anonime, denoncimet. Të verdha prej kufomash të ngordhura prej kohësh. Jeshile prej myku. Të kuqe nga ngrënia e tepërt e mishit dhe pirja pa karar e rakisë.

Çeta e turpit të Sali Kullës ka faqe me mollëza të dala dhe gropa të thella brenda të cilave qëndrestarët e paguar që mbahen për idealistë futin pëllëmbët si te Klithma e Munch-ut nga qejfi i përdhunimit që po u bën Sali Kulla.

Nofulla të mëdha e të dala prej Neandertali me sy të zgurdulluar plot epsh, gati për të shqyer mishin e gjallë të përgjakur në shpellën ku atë mish sapo e sjell një i ngjashëm, janë shenjë e sigurt se ke të bësh me qenie inferiore që vdesin herët sepse hanë shumë.

Mjekra e vogël e tërhequr para ose prapa e mercenarëve të Sali Kullës është tipike kryesisht për spiunët e shpërblyer me prona dhe privatizime të paligjshme, dhe gjithashtu të kudondodhurit llapaqenë, servilë, puthadorë.

Sy të mëdhenj të shqyer, të ngathët prej injorantësh, ose të vegjël, të alarmuar, të lëvizshëm prej hafiesh të regjur të kohës së kaluar, që shërbejnë me zell për çfarëdo makabriteti që urdhëron Sali Kulla.

Balli i pjerrët, i ngushtë, plot me lesh si i majmunëve para miliona vitesh, është shenja që më së shumti dëshmon futjen pa kushte të Shqipërisë nëpër aleancat lindore ku, po u fute në atë valle, s’del dot gjallë para fundit të botës që do të ndodhë së shpejti dhe do të menaxhohet nga shqiptardashësi Sulltan Hamiti.

Hunda me samar, ose e shtyrë, tepër e madhe ose tepër e vogël, brenda të cilës demokratët qëndrestarë të pjerdhur sa fizikisht edhe mendërisht nga mosha dhe hallet, tërheqin me thua nga brenda hundës qurren e tharë, e rrotullojnë mes dy gishtave, derisa me qurren bëjnë një sferë të vogël të zezë, të cilën pas pak e marrin me gjuhë, e fusin në gojë, e gëlltisin, ose e fshijnë fshehtas pas xhaketës.

Leshra të dhjamosur, të pisët, që duket sikur nuk i lajnë kurrë, janë më se të zakonshme mes atyre të çetës së Sali Kullës.

Qafë e trashë e rruar, aq e madhe sa mbi të mund të ulen edhe aeroplanë.

Veshë si hinka rakie në zierje e sipër që rrjedh pikë-pikë mbi një shishe qelqi.

Gojë si shpellë ku hajdutët ndajnë paret pas gjurulldisë së radhës me leva dhe tritola, si para do kohësh urdhëroi Sali Kulla te SHQUP-i.

Dhëmbë si të shkallmuar me kazmë e qysqi, të hedhur në erë me tritol, ose të ndrequr te një klinikë e shtrenjtë, të mëdhenj sa të kalit dhe të bardhë gëlqere me ta shpif.

E të tjera e të tjera, pa folur këtu, për hir të etikës ndaj zonjave, për tonelatat e botoksit dhe mishin shpëtimtar të bythës që zonjat në fjalë e përdorin kahmos, kryesisht për trashjen e buzëve sipas modës së fundit të ndërrimit të roleve të gojës me dy vërrat e poshtme, për të realizuar në këtë mënyrë dëshirën e trekëndëshit revolucionar të Sali Kullës: pridh që 10, gojë për qef, bythë që flet.


        
 
Next Post

Spaho për fitoren e AfD: Mos i quani neonazistë! E djathta tradicionale ose të ndryshojë, ose fundi i saj do jetë i palavdishëm

Edhe tre ditë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA! Rama thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Vizita në Moskë e Kiev, Witkoff: Përparim në bisedime! Burnham: SHBA-Britani, angazhim për armëpushimin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved