Monika Kryemadhi është përballur me protestuesit pas daljes nga GJKKO. Një grup protestuesish, ishin mbledhur para gjykatës, ku kërkonin lirimin e qytetarëve të arrestuar pak ditë më parë.
Kryemadhi, iu është bashkuar dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre, ku edhe u ka dhënë atyre këshilla për vijimin e aksionit të tyre.
Strukturohuni se ndryshe nuk keni gjë në vijë. Kam eksperiencë unë në këtë fushë”, u ka thënë Kryemadhi-protestuesve.
Por teksa është përballur edhe me kundërshti nga protestuesit, Kryemadhi ka thënë: Mua nuk më ka votuar populli, më ka votuar shoqëria ime. Edi Ramën e ka votuar populli.
Protestuesit e punësuar dëgjojnë me vëmendje kokën e korrupsionit më skandaloz në Shqipëri e cila është jashtë falë raporteve shëndetësore të sajuar.
Por të punësuarit në protestë prej më shumë se 100 ditësh nuk dinë gjë nga këto punë, ndaj sot patën fat të madh… më në fund gjetën “mentoren” e tyre, duke qenë se të gjithë janë nën nivelin zero të intelektit.
Madje, shumë shpejt të jenë të sigurtë se Monika tashmë nuk do mbyllet në shtëpi, por do udhëheqi protestat antikorrupsion, anti Rama dhe sëbashku me Sali Lushën do e çojnë protestën aty ku duhet.
Shikoni videon perlë dhe shrlatanët pa identitet, që nuk dinë se kush janë, çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë kanë dalë aty, kur heshtin buzëqeshin dhe gëzojnë kur këshillohen nga “meduza” e korrupsionit të politikës shqiptare.

