Bëhet me dije se është ndërprerë përkohësisht mbledhja e Këshillit Politik ku diskutohet për reformën zgjedhore. Raportohet se mbledhja është ndërprerë për shkak të takimit që Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili po zhvillojnë me një përfaqësues të Ambasadës Amerikane.
Takimi ka qenë fillimisht me Gjiknurin dhe Bylykbashin, e më pas është bashkuar edhe Vasili.
Amerikanët kanë bërë thirrje që marrëveshja për reformën zgjedhore të mbyllet sot, më 31 maj, ndërkohë që palët nuk kanë dorëzuar propozime të reja, por duhet të gjejnë dakordinë për çështje si teknologjia në zgjedhje dhe qeveria kujdestare.