Kryebashkiaku Vangjush Dako ka mohuar të ketë folur me Astrit Avdylin. I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako është shprehur se zëri në përgjime nuk është i Avdylit.
Pjesë nga biseda
“Unë po të them që personi që flet me mua në telefon nuk është Astrit Avbdyli,”- tha Dako.
“A është zëri yt aty,”– e pyet Fevziu.
Dako: Po është
Fevziu: Po tjetri kush është?
Dako: Nuk ta them se kush është por Avdyli nuk është.
Fevziu: Po si nuk është Avdyli, prokuroria por përgjonte telefonin e Astrit Avdylit, nuk pot ë përgjonte ty. Si ka mundësi që unk është Astriti. Çfarë po më thuan tani?
Dako: Unë kaq po them, s’është Astriti sepse nuk është as zëri i ngjashëm.
Fevziu: Po si?
Dako: Ka gabuar prokuroria, çfarë të them unë…
Kryebashkiaku Dako është ftuar në emisionin “Opinion” pas përgjimeve të publikuara nga media gjermane Bild.
Një ditë më parë gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.