Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur në lidhje me gjobitjen e liderit të opozitës, Lulzim Bashës, pasi zhvilloi një takim në ambient të mbyllur në Durrës. “Unë kuptoj, nga ana formale mundet që zoti Basha e ka thyer. Por ne duhet të dimë të bëjmë dallimet, politikisht ky është një vendim që e ka marrë Basha për të takuar njerëzit, siç i takon dhe ky zotëria poshtë e përpjetë.
Po ky ç’bën, thyen ligjin? Shiko, kjo ka qenë opozita më e mirë më e butë, ka që nga nëntori që këtu nuk kundërshtohen as ligje as vendime, absolutisht asnjë lloj tubimi. Kjo u ndez pak për teatrin. Nëse ankohen dhe nga kjo opozitë kjo tregon që këta nuk kanë më sensin e demokracisë”, tha ai për Opinion.