Nga Mati ku vijoi fushatën elektorale, kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të ecur përpara dhe të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai theksoi se Presidenti I Republikës me aktin e mbrëmshëm e ka humbur të drejtnë për të qendruar në zyrën e tij, duke paralajmëruar kështu nisjen e procedurës për shkarkimin e tij.
“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Dhe ajo që po ndodh, po është në zhvillime sipër do e shikojmë deri në fund, që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik, do të Ikin një nga një vet, jo sepse kështu them unë as sepse kështu duam ne por sepse kjo që shikoni është dhe do të jetë përditë e më shumë pasqyra e qartë e një të vërtete që shqiptarëve që janë populli më politikan në botë dhe që për politik nuk ia fut dot askush do ju bëhet shumë e qartë”, – tha Rama.