• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme për Kosovën! Ku ishte BE kur serbët dhunonin shqiptarët?

17/09/2026
in Debat
        
 

Ku ishte Bashkimi Europian kur serbët keqtrajtonin shqiptarët e Kosovës?” Kjo është pyetja që diplomati amerikan, William Walker i drejton BE-së pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai e cilësoi vendimin një ditë të kobshme për Kosovën dhe kujtoi se sipas tij Bashkimi Europian u mjaftua me deklarata dhe nuk ndërmori veprime konkrete për të ndalur dhunën dhe keqtrajtimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe, përpara ndërhyrjes së NATO-s.

“Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht”, u shpreh Walker.

Walker kritikoi edhe procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai tha se vendimi e ka trishtuar dhe shprehu shqetësimin se mund të ndikojë në mënyrën se si Kosova do të shihet nga ndërkombëtarët.

“Kishte dhunime, trajtime mizore. Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët e UÇK. Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë, u mërzita shumë me vendimin”, vijoi ai.

Gjykata e Hagës dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite, për një total prej 81 vitesh. Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u rrëzuan akuzat për krime kundër njerëzimit. Mbrojtësit ligjorë dhe familjarët e tyre kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.


        
 
Next Post

Eksperti i të Drejtës Ndërkombëtare Williams: Europa manipuloi amerikanët për krijimin e Speciales! Kërkon barazi morale mes Kosovës e Serbisë

Investim i ri në Tropojë/ Biznesmeni Urim Ismail Geci përfundon rrugën që i jep hov zhvillimit të turizmit dhe agroturizmit

VIDEO/ Çfarë fati! Shkuan të protestonin por gjetën "mentoren" e tyre! Kryemadhi e pandehur për korrupsion në SPAK i "vë në rrjesht" protestuesit si... këshilltare

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved