Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar ka zhvilluar një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga disa qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte. Edhe Zef Deda është bashkuar në tubimin e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit para Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Para se të merrte fjalën, ku dënoi aktin e qeverisë që e quajti një “mafie moniste dhe kanabiste”, Deda puthi murin e Teatrit “Migjeni” dhe tha se “nuk ka forcë në botë të luajë themelin e saj”. Mirëpo Zefi njihet si humorist por jo si klloun, sepse nëse nuk e di duhet sqaruar ai teatër është i rikonsrukturuar dhe atë Teatër e ka rindërtuar kjo “mafia moniste kanabiste”, kurse ato që përfaqëson Zefi e kishin kthyer në stallë derrash dhe nuk ishte nevoja ta shembnin se e shembur ishte. /Ekskluzive.al