• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Dinamo gati për historinë, Ilir Daja zbulon problemet: Jemi prekur nga virozat, luajmë në sulm

20/08/2026
in Sport
        
 

Sot në orën 21:00 në ‘Elbasan Arena’ Dinamo dhe Pafos do të përballen mes tyre në ndeshjen e parë play-off të Conference League. Skuadra që do të kalojë në fazën e ligës të këtij kompeticioni do të mësohet javën që vjen, pas ndeshjes së kthimit që do të luhet në Qipro.

Në prag të ndeshjes për mediet foli Ilir Daja, trajneri i Dinamos. Daja zbuloi se ekipi i tij është prekur nga virozat, gjë që nuk i ka shpëtuar as stafi. Sipas tij ekipi nuk do të ketë mungesa, por minutazh të reduktuar.

‘Mungesa nuk kemi, por kemi një gjendje virusale, që as neve të stafit nuk i kemi shpëtuar. Besoj që nesër (sot) do të jenë të gjithë në dispozicion, pavarësisht se ndonjë lojtar mund të jetë me minutazh të limituar, për shkak të viruseve që qarkullojnë në këto ditë vere. Kemi dhe 2-3 lojtarë që kanë qenë me terapi për t’u riaftësuar. Nesër (sot) mund t’i menaxhojmë në një mënyrë sa më të mirë të jetë e mundur”, tha ai.

Më pas Daja tregoi se ekipi i tij nuk do të rrijë në prapavijë dhe se do të sulmojë rivalin.

“Nuk do të rrimë në fazën mbrojtëse, do të tentojmë të sulmojmë. Në fund fare mbrojtja më e mirë është sulmi. Natyrshëm do të sulmojmë. Duhet të kemi shkallëzimet dhe ekuilibrat gjatë gjithë kohës, Pafos përveçse ka një ekip që funksionon mirë në grup, ka dhe individë goxha të rrezikshëm, me cilësi goxha të mira që në momente të caktuara mund të jenë dhe të rrezikshëm. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë”, tregoi Daja.

Trajneri më pas foli edhe për kualifikimin, duke thënë se nëse nuk e ke këtë ëndërr, vështirë se mund të bëhet realitet.

“Kualifikimi? Po nuk pate një ëndërr, nuk mund të kërkosh e ta bësh realitet. Unë e kam thënë edhe në ndeshjen e parë, aty ku është më e vështirë, ndoshta është edhe më bukur për të vazhduar përpara”, tha trajneri.

Daja foli edhe për përvojën dhe emocionet e ekipit në këtë fazë të kompeticionit.

“Një pjesë e mirë e grupit kanë qenë edhe vjet në të njëjtat nivele. Është kënaqësi të luash në “play off”-in e Ligës së Konferencës. Ka shumë futbollistë që nuk e kanë provuar të qenurit deri këtu. Kur ke futbollistë me eksperiencë brenda grupit, nuk është problem i madh të ruash ekuilibrat psikologjik që ka një ndeshje “play off”-i”, tregoi Daja, duke dërguar një ftesë për tifozët që të jenë të pranishëm në ‘Elbasan Arena’.

Dinamo ka shansin që të bëjë historinë duke qenë për herë të parë në fazën e ligës së Conference League, por përballë do të jetë Pafos që sezonin e kaluar ishte pjesë e fazës së ligës në Champions League.


        
 
Next Post

Shkelje gjatë procedurës parlamentare: Zgjedhja e Genta Bungos si komisionere përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Europa League/ Oreksi vjen duke ngrënë, Nevil Dede i Egnatias: Në fushën tonë nuk fiton askush, s'kemi dalë për shëtitje

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved