Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ditën e sotme ka komentuar situatën në Shqipëri nga koroavirusi.Ai thotë se fillimi i epidemisë në vendin tonë u menaxhua shpjet dhe mirë.
“Situata fillestare u menaxhua shpejt dhe mirë. Kjo situata do të ketë dy komponentë. Shoku fillestar dhe raporti me ekonominë, impakti i saj edhe psikologjik dhe raporti i ri i vetë qenies njerëzore me jetën. Do të preferoja që të kishim një qasje edhe në lidhje me liritë e qytetarëve, jo çdo gjë mund të bëhet me elementin represiv. Nuk kemi parë në Shqipëri njerëz që zihen për letër higjienike. Duhet të kemi një qasje bipartizane. Kemi nevojë për më shumë kërkues. Është zbuluar një aset i paçmueshëm i shqiptarëve nëpër botë.
Është e rëndësishme që ata të mos harrohen. Duhet të investojmë shumë sa i përket mendimit shkencor. Shifrat aktuale janë shumë të ulëta. Kemi një hemorragji sa i përket stafit shëndetësor. Ne kemi numrin më të vogël të mjekëve në rajon. Kemi nevojë për rolin e shtetit dhe kemi nevojë për respekt më të madh për investimin e përbashkët. Shpresoj shumë të gjendet gjuha e përbashkët edhe mes politikanëve në këtë situatë”, u shpreh Ditmir Bushati në Dita Jonë.