Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Operatorin e OSHEE në Vlorë se do të bëjë verifikime për rastin e një denoncimi. Qytetarët shkruan tek faqja e kryeministrit duke u ankuar se duhet të shkojnë në Vlorë për të përftuar nga falja e kamatëvonesës.
Pyetje: Jetojmë në një fshat të vogël, por duhet të vemi në Vlorë për të përfituar nga falja.
“Kamatëvonesat janë falur. Do e verifikoj pse duhet të veni ju atje, por pagesën mund ta bëni njësoj siç bëni komentin, online”, u shpreh Rama.