Juristi Romeo Kara ka publikuar në rrjetet sociale një video të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi që po shpërndahet me shpejtësi.
“Doktor’rresha…”, shkruan Romeo Kara krahas videos.
Ndërsa në video Kryemadhi dëgjohet duke u mburrur se ka doktoratura dhe nuk është si njerëzit e thjeshtë të Kamzës, që nuk kanë diploma shkolle.
“Qytetarët e Kamzës mund të mos kenë diplomat e mëdhaja të shkollës apo doktoraturat si puna ime”, dëgjohet të thotë Kryemadhi në video.
Kujtojmë që këtë deklaratë Kryemadhi e ka bërë në Kamëz në vitin 2019 teksa i bënte thirrje popullit që të bashkohej në protestat e opozitës për të rrëzuar qeverinë.