Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Ukrainë, ky po kryen edhe vizitën e parë si kryesues i OSBE-së. Ndryshe nga ditët e tjera, Rama ka zgjedhur t’iu urojë shqiptarëve mirëmëngjesi me një foto të tijën, ku na tregon se po kthehet në Shqipëri.
“MIREMENGJES dhe në rrugën e kthimit nga Ukraina ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë kujtojmë që sot është 9 vjetori i 21 janarit të kobshëm, ku 9 persona që protestonin përkrahë opozitës së asaj kohe u vranë në mes të bulevardit. Me shumë mundësi kryeministri Rama do të jetë i pranishëm, si çdo vit, në homazhet që do të bëhen në nder të 4 viktimave.