• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

‘’E kam vaksinuar vetë’’! Skandali “Granit Xhaka” merr përmasa të tjera: Mjekja del kundër kapitenit të Zvicrës

23/09/2026
in Diaspora, Sport
        
 

Çështja e certifikatës së Covid-it të Granit Xhakës merr një tjetër zhvillim, pasi mjekja që i ka lëshuar dokumentin, Andrea L., 54 vjeç, këmbëngul se futbollisti është vaksinuar realisht.

Në një intervistë për “Blick”, mjekja deklaroi: “E kam vaksinuar Xhakën siç duhet.” Sipas saj, certifikata e vaksinimit që i është lëshuar kapitenit të kombëtares zvicerane përputhet me atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Deklaratat e saj vijnë pasi Xhaka pranoi publikisht se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi false në vitin 2022, duke thënë se në atë periudhë kishte pasur mosbesim dhe frikë ndaj vaksinës.

Më herët, rrethi i futbollistit kishte deklaruar se Xhaka ishte vaksinuar më 25 janar 2022 dhe më 11 nëntor të të njëjtit vit, datë e cila më pas u korrigjua në 8 nëntor.

Sipas versionit të mjekes, Xhaka kishte kaluar Covid-in në fillim të vitit 2021 dhe për këtë arsye, në bazë të rregullave të kohës, vaksinimi i parë për të konsiderohej dozë përforcuese. Andrea L. pretendon se për lëshimin e certifikatës ishte i nevojshëm vetëm një vaksinim dhe se ai është kryer.

“Granit Xhaka na kontaktoi në fillim të vitit 2022 për të marrë një certifikatë Covid-i. Meqenëse ai kishte tashmë antitrupa, vaksinimi i parë ishte planifikuar si dozë përforcuese”, deklaroi mjekja.

Ajo mohoi gjithashtu raportimet se klinika e saj është mbyllur. Sipas saj, klinika në Luzern vazhdon të funksionojë normalisht dhe ajo vijon të presë pacientë.

Mjekja hodhi poshtë edhe çdo lidhje me lëvizjet kundër vaksinimit, duke deklaruar se ishte ndër personat e parë që u vaksinuan në Luzern dhe se gjatë pandemisë kishte trajtuar pacientë me Covid.

Ndërkohë, sipas “Blick”, klinika e saj ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, pas një kallëzimi penal të bërë nga një kompani sigurimesh shëndetësore lidhur me pretendime për dhënien e barnave në sasi më të mëdha se ato të lejuara. Gjatë kontrollit, autoritetet thuhet se sekuestruan dokumente të ndryshme që lidhen me Covid-in, mes tyre edhe një dosje me emrin e Granit Xhakës.


        
 
Next Post

Hoteli 5-katësh "Central Park Premium" në Ksamil i gjithi pa leje: Gjykata firmos sekuestron! Ende me turistë, vendimi do ekzekutohet në tetor

"Korbat" e GJKKO për "si vëllain": Pas shpalljes së pafajësisë i heqin edhe sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi! Duhet ta kthejnë në detyrë, madje sipas GJEDNJ dhe 6.5 mijë dollarë shpërblim

Dilemat e Mulit për videot e Gysit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved