Një lajm i hidhur vjen sot për gazetarinë shqiptare. Mësohet se është ndarë nga jeta gazetari dhe korrespondenti i ATSH, Riza Hoxha, i njohur gjithashtu edhe për opinionet e vazhdueshme që botonte tek Gazeta “SOT”.
Lajmin e dha ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata. Ai çmoi thjeshtësinë, mirësinë njerëzore dhe profesionalizmin e të ndjerit.
Riza Hoxha punoi për gati 20 vite si korrespondent i ATSH-së duke mbuluar Veriun e Shqipërisë.
Mesazhi i Bujar Muçmata:
Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.
Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësine e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!