Lulzim Basha është takuar personalisht me pronar të bizneseve të vogla në këtë situatë pandemie. Në rrjetin social “Twitter”, ai ka publikuar foto, bashkangjitur të cialve shkruan se koronavirusi i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza shprehet Basha nxorri lakuriq mashtrimet dhe të gjitha dështimet e qeverisë Rama.
Për 7 vite me radhë kryeministri “Ramavirusi”, siç edhe e quan Basha ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Por Lulzimi harron dhe mendon se populli e ka memorjen e shkurtër si të tij dhe sojit që ai përfaqëson, se ekonomia e hajdutëve të kalibrit të tij na la vetëm borxh të brendshme bizneseve 420 milion euro, pa llogaritur me mijëra pensionist dhe invalid me muaj të tëra pa paguar, me mijëra të pa siguruar dhe një ekonomi informale drejt humnerës.
Kurse shëndetësia një bordello ku paguhej për tu sëmurur dhe ku mjekët dhe infermjerët prodhoheshin si zogj inkubatori nëpër universitete kioskash.
Por Luli deliron kur takon popullin e tij, si këto në këto foto, që janë më të fituarit në pandemi pastiçerit, bukëpjeksit dhe ushqimoret.
Ja dhe mesazhi i mashtruesit politik:
“Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, shkruan Basha./Ekskluzive.al