Pas dy skeptikëve të mëdhenj, Francës dhe Holandës, shkon në gjashtë numri i numri i vendeve kundër për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Vendet e BE kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë që janë shtuar Spanja, Belgjika, Greqia dhe Danimarka. Por sot, katër ministra të Jashtëm të BE-së, bëjnë thirrje që bisedimet e pranimit me Tiranën dhe Shkupin, të nisin tani, me vendimin për PO këtë javë.
Politico.eu ka postuar artikullin, ku tregon se bëhet fjalë për Tomas Petricek, ministri çek i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputoeicz, ministri polak i Punëve të Jashtme dhe Miroslav Lajcak, ministri Sllovak i Punëve të Jashtme, të cilët kërkojnë që dy vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i hapen negociatat.
“Sot, 16 vjet pas samitit të Selanikut, ne jemi të kënaqur të shohim se zgjerimi ka provuar të jetë një nga politikat më të suksesshme të BE-së. Progresi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është mbresëlënës. Ata kanë transformuar ekonomitë, gjyqësorin, administratën publike dhe sigurinë”, thuhet ndër të tjera në letër”.
Katër ministrat e BE-së thonë se ka rëndësi të theksohet se të dy vendet kanë përmbushur kriteret që BE vetë i përcaktoi, duke bërë reforma të rëndësishme. Maqedonia sërish veçohet vetëm për marrëveshjen historike të ndryshimit të emrit me Greqinë.
Katër ministrat shprehen:
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE. Koha është tani për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen e jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Një vendim pozitiv do të dërgojë një sinjal të qartë se BE njeh rezultate konkrete në përmbushjen e kushteve të përcaktuara. Ai do t’i sigurojë rajonit një impuls të ri për reforma dhe transformime të mëtejshme”.
Ashtu si fjalimi emocional i pak ditëve më parë të Presidentit të Komisionit Europian në largim, Jean Claude Juncker, katër ministrat thonë në fund se BE do të jetë e plotë dhe interesat e saj afatgjata do të mbrohen siç duhet, vetëm nëse Ballikani Perëndimor integrohet.