• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

FBI merr në dorë luftën antikorrupsion, Uashingtoni zbardh fazat e trajnimit në Virxhinia të Aida Hajnajt dhe hetuesve të BKH, në 2021 nis reprezalja

October 13, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të sjellë të dridhura në politikën shqiptare. I vetmi politikan i dënuar me burg është Spiro Ksera, ndërsa gjithë të tjerët ia kanë hedhur paq edhe pse në zyrat e prokurorëve kanë qenë mal dosjet.

Për sa kohë ishte Adriatik Llalla kryeprokuror pati me dhjetra padi ndaj ish-ministrave e ish-deputetëve, por askush nuk u dënua. SPAK u krijua me këtë qëllim, por sërish nuk po shohim zyrtarë të niveleve të larta të përballen me drejtësinë.

Mirëpo amerikanët duket se i kanë sytë te Byroja Kombëtare e Hetimit. Ish-përfaqësuesi i OPDAT, Gjon Juncaj në një intervistë kohë më parë u shpreh qartë se lufta ndaj korrupsionit do të nisë kur SPAK të kompletohet me prokurori, gjykata dhe polici gjyqësore. Ambasada amerikane ka reaguar shpesh mbi sulmet ndaj Byrosë dhe e ka mbështetur fort, por duket se ky është një qëndrim zyrtar i Uashingtonit.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen zyrtare të tij ka publikuar një qëndrim mbi ngritjen e BKH, ku tregon se pas zgjedhjes së hetuesve SHBA do të nisë trajnimin tyre, i cili do të kalojë në 4 faza. Sinjalet janë se në 2021 nis reprezalja në politikë.

“Më 30 korrik, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar Aida Hajnaj u emërua Drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e sapoformuar. Ambasada Amerikane lëshoi një deklaratë duke e festuar këtë moment të rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi, duke theksuar se ky proces nuk do të ishte i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por se është i nevojshëm dhe duhet të vazhdojë. ICITAP Albania do të kryejë programin e miratuar pesë-ditor të trajnimit të Drejtorit të BKH.

Sapo të zgjidhen, verifikohen dhe punësohen, hetuesit e BKH do t’i nënshtrohen trajnimit në katër faza të ndryshme, nga të cilat Faza 1 (katër javë) është një kurs induksion që do të ofrohet në Shqipëri nga ICITAP dhe Faza 2 (katër javë), e koordinuar nga ICITAP, i cili do të përqendrohet në aftësitë thelbësore të hetimit dhe parashikohet të sigurohet në 2021 në Akademinë e FBI në Quantico, Virxhinia – nëse pandemia e lejon”, thuhet në deklaratën e Departamenti Amerikan të Drejtësisë.

Detajet

Ndërkohë mësohet se dy fazat tjera do të jenë trajnime që do të vijojnë po në Tiranë, sigurisht me mbështetjen e amerikanëve dhe veçanërisht FBI, që do të kenë të bëjnë me përgjimet, gjurmimin e parave dhe fusha të tjera. Nëse futemi te faqja zyrtare në internet e akademisë së FBI në Virxhinia, tregohen detaje se si bëhen trajnime të zyrtarëve të ndryshëm nga shtetet partnere, përfshirë dhe Shqipërinë.

“Temat e zgjedhura për programin e trajnimit për drejtuesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit përfshijnë: tendencat e politikës, ekonomisë dhe faktorëve socialë kombëtarë e ndërkombëtarë që ndikojnë në funksionimin e policisë; etika dhe integriteti; rekrutimet në punë, ryshfeti dhe politikat promovuese, etj.”, thuhet në dokument.


        
 
Next Post

Situata e k.rimit në vend/ Kryeministri Rama del me reagimin e rëndësishëm: Kanë harruar disa që flasin për...

Taulant Balla: Meta, Saliu e Basha do të shkojnë për skrap, kandidatët me më shumë vota mund të renditen të fundit në listë

Ilir Meta nën mëshirën e Edi Ramës për të lejuar koalicionet para zgjedhjeve, kërkon pazar për rrëzimin e Kodit Zgjedhor

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In