Presidenti Ilir Meta ka filluar t’i lutet kryeministri Edi Rama për të mos hequr koalicionet parazgjedhore. Partia Socialiste votoi ndryshimet kushtetuese sipas draftit të saj, ndërkohë që pavarësisht kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të presidenti Meta se do ta kthejë mbrapsht ligjin, ajo duket e vendosur për ta rrëzuar dekretin e kreut të shtetit dhe votuar sërish Kodin e ri Zgjedhor siç ishte.
Por teksa dje ishte duke dje në emisionin “Çim Peka LIVE”, Meta ka shtuar presionet ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka kërkuar që të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshja mbështet nga zoti Meta dhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ku në thelb ka edhe faktin se lejon koalicionet parazgjedhore.
Mirëpo, me ndryshimet e reja Kodi i ri Zgjedhor nuk i lejon koalicionet, çka ka detyruar kreun e shtetit të kërkojë pazare për rrëzimin e tij dhe u shprehur qartë se nëse Rama kthehet tek 5 qershori ai nuk do ta bezdisë më këtë të fundit.
“Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë.
Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta. Unë e kamë thënë dhe po e rithem se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij”, deklaroi ai.
Por fakti që presidenti Ilir Meta kërkon me ngulm që kryeministri Edi Rama të respektojë 5 qershorin është një mesazh i koduar, që në thelb ka si qëllim që të shpëtojë LSI-në nga eliminimi.
Kjo pasi ashtu siç gazeta ka thënë, heqja e koalicioneve parazgjedhore më shumë dëmton partinë e Kryemadhit se sa PD-në dhe PS-në. Kështu që edhe presidenti Meta e ka nuhatur këtë rrezik dhe ka nisur që t’i kërkojë Ramës që të lejojë koalicionet parazgjedhore. Pra, ky mesazh tregon qartë që LSI tanimë është në dorë të zotit Rama.
Meta sulmon ndërkombëtarët
Por presidenti Ilir Meta u kujdes që të sulmonte ndërkombëtarët, ndërsa iu dërgoi një mesazh që të jenë objektiv dhe vigjilent. I qartë dhe i prerë presidenti Meta deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare më 25 prill është një çështje që do të përcaktojë fatin e integrimit të vendit në BE. Sipas tij, përgjegjësia për prekjen e votave do të jetë vetëm e Edi Ramës”.
“Nëse preket 1 votë nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim ndërkombëtar”, u shpreh ai. Më tej, presidenti Meta sërish e sfidoi Ramën për debat, duke thënë se ai shpif te ndërkombëtarët. “Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën.
Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë”, tha ai. I pyetur se çfarë do të bëjë në rast të probleme në zgjedhjeve, ai tha do bëhet barrikadë.
“Të siguroj që presidenti do bëjë të gjitha aktet që bën një president patriot”, premtoi ai. Ndërkohë, kreu i shtetit përmendi dhe tre parime, të cilat sipas tij, janë të panegociueshme. “Askush të mos guxojë me nga sot e në vijim të prekë qoftë edhe një votë se do të marrë një përgjigje të paimagjinueshme.
Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme. Aktet e tradhtisë duhet te marrin ndëshkimin me të lartë. Këto janë tre parimet apo tre shtyllat mbi të cilat mbështetet qëndrimi im”, nënvizoi presidenti Ilir Meta.