Kancelarja gjermane, Angela Merkel iu drejtua kombit me një fjalim të pazakontë, të shkurtër, me një frymë dhe pa qetësinë e zakonshme.
Angela Merkel vlerësoi shërbimin e shëndetit public: “Shërbimi shëndetësor publik luan një “rol qendror” në luftën kundër pandemisë. Nëse kjo zonë ka nevojë për mbështetje, qeveritë federale dhe shtetërore do të ndihmojnë”.
Merkel foli gjithashtu për një “fazë të re” të krizës së koronavirusit. “Është e rëndësishme që njerëzit në Gjermani t’u përmbahen masave mbrojtëse. Të qenit i vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të respektojnë masat e distancës shoqërore”.
Ajo shtoi se qytetarët duhet të mbajnë maska edhe pasi të jenë lehtësuar masat kufizuese.
“Është shumë e rëndësishme për mua të theksoj përsëri faktin që po hyjmë në një fazë të re të pandemisë dhe se tani do të jetë e nevojshme të jesh i sigurt që njerëzit do të respektojnë rregullat themelore, të cilat janë ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskave. Kjo është shumë e rëndësishme. Faleminderit shumë “, tha kancelarja gjermane.
Adresa e pazakontë e Merkel u interpretua si një reagim ndaj demonstratave të fundjavës në qytete në të gjithë vendin, kur qindra njerëz u mblodhën në shenjë pakënaqësie për shkak të shkeljes së lirive të tyre civile, shumë prej të cilëve nuk respektuan masat e mbrojtjes, shkruan “The Guardian”.