pacienti 69-vjeçar, Reshat Grendi, ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i Spitalit Infektiv. Vajza e tij ka treguar për mediat gjendjen e babait të saj përpara se të ndërmerrte këtë veprim.
Ajo është shprehur se gjatë kohës që ka folur me babain e saj gjendja e tij ishte e mirë dhe nuk iu ka treguar për ndonjë shqetësim të mundshëm.
Tashmë vajza e 69-vjeçarit Esmeralda Kane ndodhet përpara Spitalit Infektiv për të marrë ndonjë informacion në lidhje me gjendjen e babait të saj, por doktoresha nuk i është përgjigjur në telefon.
“Kur kemi ardhur në orën 3 e gjysmë nuk ishte dhënë asnjë lloj mjekimi. Në orën 6 më merr dhe më thotë që po më mjekojnë dhe po mbushem më frymë. Doktoresha më tha që gjendja ishte mirë, por më pas ai u rëndua.
Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme. Babai im nuk vuante nga asnjë gjë tjetër përveç tensionit.
Donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe duke e parë se gjendja e tyre u rëndua, ata e dërguan për këtu. Tirana ka specializim më shumë dhe aparatura më tepër”, tha vajza e pacientit.
Më tej ajo u shpreh se lajmin fillimisht e kanë parë në media, pastaj janë informuar nga drejtoresha se ka qenë babai i tyre pacienti që tentoi të kryejë vetëvrasje.
“Lajmin e pashë në media, por në fillim nuk kishte emër, gjysmë ore më vonë më informojnë nga spitali. Që kur më morën më përpara më pas nuk më është dhënë asnjë informacion.
Kam ri kontaktuar dhe doktoresha nuk më ka dhënë informacion, ndoshta ka qenë e zënë por unë dua informacion për babain tim”, u shpreh vajza e 69-vjeçarit.