Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka dalë me bilancin e 24 orëve të fundit. Ministria bën me dije se janë shënuar 53 raste me koronavirus. Ndërkohë, bëhet me dije se një 70-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Ajo vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Vijon te kete shtrime te reja, duke perfshire edhe moshat e reja, 30-40 vjecare. Aktualisht ne Infektiv jane 60 paciente, 7 ne terapi intensive dhe 2 te intubuar.
26 ne Tirane, 6 ne Shkoder, 5 ne Kruje, 4 ne Vlore, nga 3 ne Fier dhe Pogradec, nga 2 ne Kukes dhe Leshe, 1 rast ne Durres dhe 1 ne Permet.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar deri në shërimin e tyre të plotë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar thyerjen e karantines.
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
COVID-19 – Statistika (20 Qershor 2020)
Testime totale 23126
Raste pozitive 1891
Raste të shëruara 1126
Raste Aktive 722
Humbje jete 43 (Qarku Tiranë 23, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 336
Durrës 143
Shkodër 116
Vlorë 49
Fier 31
Lezhë 14
Korçë 13
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1