Një grup hoxhallarësh të ardhur nga Kosova të shoqëruar nga disa besimtarë myslimanë shfaqen përnatë në protestë. Pjesëmarrja e besimtarëve myslimanë në protestë do të ishte normale pasi ata janë qytetarë të Shqipërisë, nëse nuk do të shoqëroheshin nga këta hoxhallarë kosovarë, të cilët duket se “bekojnë” protestën me prezencën e tyre.



