Ditën e djeshme si presidente e Kosovës u zgjodh Vjosa Osmani, Mirëpo pas votimit të saj në Kuvend ka ardhur reagimi i papritur i deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka sulmuar me fjalë të rënda për pamjen e saj Vjosa Osmanin.
Pas këtij postimi kanë ardhur reagime të shumta nga politikanë, analistë e profesorë, madje për këtë ka reaguar edhe vet bashkëpartiakja e tij, Vlora Çitaku, e cila ka hedhur kritika në drejtim të Kastratit.
Ardian Kastrati është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ndaj tij është iniciuar edhe peticion për ta shkarkuar nga UP. Aktivisti Rron Gjinovci, ka thënë se gjuha e përdorur nga deputeti Ardian Kastrati është e papranueshme.
Ai ka thënë se do të kërkojnë nga organizatat studentore që të kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.
“Ish rektorja është shkarkuar vetëm pse kishte mbrojtur disa ngacmime seksuale brenda universitetit”, ka shtuar ai.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka cituar pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.
Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka prek ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar nëpërmjet vargjeve të Konicës.
“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim.
Këtë postim Kastrati e ka fshier nga Facebook-u pas kritikave.
Ky është postimi i tij: