Gazetari Adriatik Doçi, ka bërë një shkrim me nota ironie ndaj Presidentit Ilir Meta, pasi i shpalli fillimisht “luftë” me publikimin e skandalit me dhënien e nënshtetësive.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale , me tone ironike ai shkruan se Meta vuan nga “spakofobia’ dhe deri më sot nuk ka një vaksinë kundër kësaj ‘sëmundje’.
Postimi i gazetarit
Ekzistojnë rreth tre mijë frikëra nga më të çuditshmet. Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar edhe një frikë të re. Ajo quhet spakofobia.
Shenjat klinike të spakofobisë janë; britma, shenja të marra me duar, përsëritja e foljes ‘m’fal’ qindra herë në mënyrë të panevojshme, delir i kthjellët, delire paranojake, deluzione, pretendime për komplote kombëtare dhe ndërkombëtare, hakërrim, kanosje verbale, përbetime etj.
Shenja të tjera janë; Konsumimi i alkolit, identifikimi i vetes me heronj, komandantë ushtrie dhe legjenda, hiporbolizimet, gjetja e armiqve dhe tradhtarëve, seri gënjeshtrash dhe alibish, mohime ose pohime kategorike, djersitje, panik, humbje kontrolli etj.
‘Pacientin’ e tmerron fjala ‘SPAK’ dhe reagon me agresivitet sa herë të tjerët ia përmendin, ndërsa mohon me forcë dhe nervozizëm faktin se ka frikë nga ‘SPAK’.
Spakofobia mendohet se shkaktohet nga humbja e kontrollit mbi drejtësinë, mungesa e një garancie paprekshmërie nga një drejtësi e pavarur dhe nga ndjesia e përballjes së pashmangshme me SPAK.
Deri më sot nuk ka një vaksinë kundër spakofobisë!