Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ashpër për grevën e naftëtarëve të Ballshit, e cila vazhdon prej shumë vitesh ende pa gjetur asnjë zgjidhje konkrete.
Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, Rama zbuloi për herë të parë edhe vizitën që ka bërë posaçërisht për këtë çështje në Azerbajxhan, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve të Ballshit.
Rama tha se bëhet fjalë për një privatizim k.riminal dhe shtoi se i vjen keq për situatën e punonjësve.
“Është një privatizim k.riminal. Do shkruaja një libër nëse mund të tregoja çfarë kam bërë për këtë çështje.
Kam bërë lloj-lloj lutjesh tek kompania për të rifilluar puna. Jo më larg se disa javë më parë shkova enkas në Azerbajxhan dhe takova presidentin.
Por të na vini faj është e tepërt. Privatizimi është k.riminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze.
Ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Jam i shqetësuar por e rëndësishme është të bëjmë diçka. Jam i shqetësuar, më vjen keq.
Jam i informuar por nuk mendoj se s’ka nevojë për greva urie që të sensibilizojnë mua. Jam super i sensibilizuar unë. Kemi bërë ndërhyrje disa herë.”-tha Rama.