Papa Leone XIV pas diagnostikimit me kancer malinj në mushkëri, iu nënshtrua një operacioni ditën e djeshme, i cili zgjati 3 orë. Vatikani thotë se ndërhyrja rezultoi me sukses dhe se Papa është në gjendje të mirë shëndetësore. Papa u operua në spitalin ‘’Gemelli’ në Romë dhe pritet të qëndrojë aty rreth një javë.
“Ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri, së cilës iu nënshtrua Papa Leone XIV në spitalin Gemelli të Romës, ka përfunduar me sukses, brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar. Pas operacionit, Ati i Shenjtë është kthyer në dhomën e tij të spitalit”, njoftoi Salla e Shtypit e Vatikanit.
Tumori në mushkri u zbulua për herë të parë gjatë asaj që Vatikani e ka përshkruar si “kontrolle rutinë”.
Para mbërritjes së Papës në spital, dhjetëra besimtarë u mblodhën për ta përshëndetur, duke i shprehur mbështetjen dhe urim



