• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kampionati Evropian i Socca-s ngre siparin në Tiranë, Shqipëria e nis me fitore 5-0 kundër Turqisë fitore dhe ndaj Qipros , kualifikim në 1/8

May 22, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kampionati Evropian i Socca-s ngriti mbrëmjen e të mërkurës siparin në Shqipëri, në një atmosferë festive në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që për ditët e turneut është shndërruar në epiqendrën e minifutbollit evropian.

Gjatë gjithë ditës u zhvilluan ndeshjet e para të fazës së grupeve, ndërsa mbrëmja kulmoi me ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit. Spektakli i organizuar përpara ndeshjes së Shqipërisë solli muzikë, performanca artistike dhe një atmosferë elektrizuese në mini-stadiumin e ndërtuar posaçërisht për këtë kampionat.

Në orën 21:00 nisi edhe sfida mes Shqipërisë dhe Turqisë, ku Kombëtarja shqiptare e Socca-s e nisi me fitore rrugëtimin evropian, duke triumfuar me rezultatin 5-0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko dominoi takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Flavio Prendit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vulosi fitoren me katër gola të tjerë. Fillimisht realizoi Xhuliano Reçi, më pas Jahmir Hyka shënoi golin e tretë në minutën e 33-të, ndërsa Mario Ademi realizoi golin e katërt vetëm një minutë më vonë. Në fundin e takimit, Mehmet Hoxha shënoi edhe golin e pestë pas një asist perfekt nga Mentor Mazrekaj.

Për ndeshjen ndaj Turqisë, trajneri Sejko u paraqit me këtë grup lojtarësh: Bleron Berisha, Joanc Duqi, Flavio Prendi, Irvi Bylyku, Oltion Rapa, Erald Leci, Jahmir Hyka, Xhulian Reci, Guido Tepshi, Endrit Kaca, Mehmet Hoxha, Kejd Myrta, Mario Ademi, Mentor Mazrekaj dhe Arvi Shala.

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Qipros, takim që do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Pas suksesit bindës në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, kuqezinjtë zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive, duke marrë tri pikë të rëndësishme që vulosën kalimin në fazën me eliminim direkt.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Xhuljano Reçi, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe i dha Shqipërisë fitoren minimale ndaj përfaqësueses qipriote.

Skuadra shqiptare administroi mirë avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke festuar kualifikimin për në fazën tjetër të turneut.

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit A ndaj Sllovenisë. Takimi do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.


        
 
Next Post

Në karantinë me Erion Kristo - "N'mendim" një emision nga Marsid Gupi

I dënuar me burgim të përjetshëm, Greqia liron kreun e organizatës famëkeqe “17 Nëntori,” Aleksandros Giotopulos

Tritan Shehu "thyen" heshtjen zgjedhore: Votoni doktor Berishën nesër, ka energji dhe vizion, jo kundërshtarin e tij ...Sali

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In