Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se 10 pikat e paraqitura nga opozita si detyrat e Qeverisë Tranzitore që kërkohet për të çuar vendin në zgjedhje janë vetëm pikënisja e dialogut, për të garantuar zgjedhje të lira në Shqipëri.
“Zotëria që është në krye të Partisë Socialiste të qëndrojë aty për sa kohë që forumet do ta shohin të arsyeshme.
Ka një betejë brenda PS, mes socialistëve dhe rilindësve, por kjo është çështje e tyre dhe le ta zgjidhin vetë.
Shqetësimi i Partisë Demokratike dhe opozitës, bazuar mbi fakte dhe prova, ka të bëjë me faktin që personi që është në krye të Qeverisë ka përdorur pushtetin që i jep Qeveria për të deformuar vullnetin qytetar”.
“Duhet të largohet nga ai pozicion pasi e keqpërdor dhe si kryetar i Partisë Socialiste të ulet në tryezë me partitë e tjera politike,” tha Nishani.