Në histori të llahtarshme, zgjohen ndjenja të paimagjinuara. Ndjenja aq të fuqishme sa vdekja.
Solidariteti i këtyre ditëve ferri, më ka emocionuar dhe përlotur. Më ka bërë të ndjehem njeri! Të ndjehem shqiptar ashtu si ma do shpirti dhe sedra.
Më ka ngazëllyer si fëmijë, njësoj si shpëtimtari kur rinxjerr në dritë, jetën që klithte nën rënoja.
Treguam karakter dhe ndjeshmëri zemre, si pasardhës të denjë të Nënës Tereza. Dashuria kuron të gjitha plagët.
Kjo gjëmë si thika në mish, na vloi në deje gjakun e pastër dhe humanizmin përtej çdo horizonti.
Isha i etur ta shihja këtë solidaritet. U ngritën në këmbë shqiptarët nga kudo, për tu gjendur pranë fatzinjve, motrave, femijeve, të moshuarve.
Ngazëllehem për gjithë këte dashuri mes nesh, ku çdo ndihmë e strehë dukej si një katedrale.
Thelbi i jetës është lavdi e humanizmit,ndërsa dimensioni i pafund i shqiptarëve është mekullia e këtyre ditëve.
Ky komb i mbijetesës, në tokën e shekujve ka shtrirë gjithmonë zemrën./Fb/ Xhek London