Kongresi amerikan ka nënshkruar një rezolutë ku u kërkon ambasadave amerikane të punojnë së bashku me vendet evropiane dhe ballkanike, veçanërisht me Shqipërinë, në mënyrë që të mbyllin misionet diplomatike iraniane.
Praktikisht kjo kërkesë nënkupton, se vendi ynë duhet të mbyllë ambasadën e Iranit në Tiranë.
Kujtojmë se kjo kërkesë vjen pasi më 21 Janar 2020, qeveria shqiptare mbylli befas shkollën private “Saadi” në Tiranë, pa dhënë ndonjë shpjegim specifik.
Sakaq edhe më 15 janar, qeveria njoftoi se kishte dëbuar dy diplomatë iranianë. Sipas qeverisë, veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.