Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka shkaktuar momente humori dhe të qeshura në studio gjatë një loje në emisionin “Andale”, ku pjesëmarrësit duhet të gjenin personazhin në foto bazuar në disa përshkrime.
Teksa moderatori jepte të dhëna, Korreshi u pyet nëse personi misterioz ishte pjesë e partisë së tij. Më pas erdhi edhe një tjetër e dhënë që e bëri situatën edhe më komike: “Hyn në kategorinë e femrës”.
I habitur, Korreshi vazhdoi lojën duke pyetur me humor: “Vesh fustan?”.
Nga studio erdhi menjëherë përgjigjja thumbuese e moderatorit: “Ndoshta në shtëpi po…”.
Në atë moment, deputeti nuk e humbi rastin për një batutë që shkaktoi të qeshura të forta në studio, duke pyetur me të qeshur: “Mos është Gaz Brava?”.
Referenca ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u prit me të qeshura, ndërsa momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Nuk është sekret se marrëdhëniet mes Korreshit dhe Bardhit nuk kanë qenë gjithmonë në ditët e tyre më të mira, ndaj edhe batuta u interpretua nga shumëkush si një tjetër “goditje miqësore” brenda kampit demokrat.





