• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kosova dhe Serbia në raund të ri bisedimesh në Bruksel”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

September 7, 2020
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen në Bruksel për një raund të ri bisedimesh, vetëm pak ditë pasi në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike.

Bashkimi Evropian publikoi paradite një deklaratë të përbashkët të dy zyrtarëve sipas së cilës ata i konfirmuan shefit të politikës së Jashtme Josep Borrell, “se përparësi e lartë e tyre është integrimi evropian dhe vazhdimi i punës bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që është element thelbësor në rrugën e thyre evropiane. Ata gjithashtu u angazhuan për të dyfishuar përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE-në, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”.

Në këtë kuadër, thuhet në deklaratë, “dokumenti i dakorduar së fundmi në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme lidhur me dialogun të ndërmarra nga të dyja palët, mund të jap një ndihmesë të dobishme për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Takimi i së hënës në Bruksel pason dakordimin e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë që u vlerësua lart nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si një “një tjetër angazhim historik”, ndërsa vlerësoi kurajën e të dy udhëheqësve për të arritur një pajtim të tillë.

Në takimin e sotëm pritet të diskutohen çështja e personave të zhdukur gjatë luftës, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, tha se do të debatohet dhe për dy çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me “aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore”.

“Këto bisedime nuk janë gjithnjë të lehta, prandaj jam i kënaqur të shoh përkushtimin e të dyja palëve”, tha zoti Borrell./VOA


        
 
Next Post

“Nuk kemi kohë për të humbur”! Rama tregon kushtin e vetëm për hapjen e listave 100%

“Do jem në krah të Edi Ramës për mandatin e tretë e të katërt”! Aktorja e njohur tropojane : Vij nga një familje e djathë, por do e braktis përgjithmonë "të ashtuquajturit të djathtë"! Rama e riktheu në jetë qytetin tim pas 25 vjetësh...një qytet modern që bashkjeton me shekullin e ri

Rama: S’bëjmë marrëveshje në cenim të interesave kombëtare si ata që i rrëzuam! Mjaft mashtruat njerëzit që i'u ndjekin Deti nuk është kamion që kalon natën në doganat e Timit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In