Analisti, Kreshnik Spahiu i ka kërkuar live që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të japë dorëheqjen dhe të renditet në anën pozitive të historisë.
Pjesë nga debati
Spahiu: Duhet të largohet edhe Presidenti Thaçi nga detyra. Pas 20 vitesh duhet të hapin krahun. Ky është një moment që Thaçi të mbetet me nota pozitive.
Si një pjesë pozitive. Më mirë me dorëheqjen e tij do i shërbej Kosovës. Të hyjë në faqen e tretë të shtetit më të ri të Kosovës. Do donim ta kishim pjesë të Shqipërisë.
Thaçi: Së kush largohet e përcaktojnë votuesit. Kam qenë më i votuari në 20 vitet e fundit. Mosha ime është kjo që është. E kam deklaruar se pas këtij mandati nuk do merrem me politikë. Në jetën time kam pas lirinë, Pavarësinë e Kosovës. Duhet të fokusohemi në NATO dhe në BE. Kjo ka qenë një proces prej dy vitesh. Duhet të jemi të kujdesshëm.