Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19. ‘Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.” tha Kryemadhi.
Ndërkohë ajo është shprehur se para disa kohësh ka ndërruar jetë edhe daja i saj nga gripi sezonal.
“Para ca vitesh mua më ka vdekur daja im. Dhe më ka vdekur nga gripi”, tha Kryemadhi në Open.
Kryemadhi, ka treguar se pse Shqipëria ka më pak raste të COVID-19 e Italia e veriut ka qenë një nga zonat më të prekura.
Sipas saj, gjithçka varte nga mënyra e jetesës, e për të në shqipëri ka më pak raste, pasi të gjithë hanë mishë, hurdha e pinë raki.
“Po e dini ju pse ka më shumë raste në Lombardi e më pak në Shqipëri. Ua them unë, sepse në Itali qytetarët hanë vetëm karboidrate gjithë ditën e nuk punojnë, ndërsa në Shqipëri ne hamë mish, pimë raki e hamë hurdhra.
Këto ndryshime në mënyrën e jetesës janë shumë efketive në luftën kundër COVID-19”, u shpreh Kryemadhi