Pas mbledhjes së qeverisë në orët e para të mëngjesit ku bëri thirrje të kenë kujdes mediat në raportime, kryeministri Rama ka bërë një tjetër reagim të ashpër, ku kërkon që çdo fjalë që jepet të jetë e matur.
“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”-shkruan kryeministri në Twitter.