Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar akuzat e bëra gjatë takimeve të kreut të opozitës Lulzim Basha për mungesën e mbështetjes për punonjësit e bizneseve të prekura nga masat anti-covid.
Në faqen e Kryeministrit janë vendosur përballë njëri-tjetrit zëri i sipërmarrësve dhe dokumentet e zyrës së tatimeve që sipas Ramës faktojnë se punonjësit e kanë përfituar pagën nga paketa financiare mbështetëse. Por gjithashtu në video tregohet se “hallexhiu” Nikoll K. që mashtron bashkë me Lulin ka marrë nga tre paga për 3 punonjësit e tij me emër e mbiemër nga lista e tatimeve për të prekurit nga ndërprerja e aktivitetit tregtarë në datat 14 Maj , 8 Prill dhe 6 Qershor
“Teatri vazhdon…Të qash se s’qesh dot…”, shkruan kryeministri Rama.