Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos rezultoi pozitiv me COVID-19.
Një avion ambulancë i ushtrisë u nis nga Greqia për në Tiranë për ta marrë kryepeshkopin në spital drejt Athinës. Sipas informacioneve, Janullatos ka simptoma të lehta.
Në 27 qershor Kryepeshkopi 91-vjeçar u operua në zemër. Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos ka lënë një mesazh prekës para ikjes në Athinë. Ai mbërriti në spitalin Evangelismos i futur brenda një kapsule.
Janullatos thotë se pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë e Perëndisë teksa kërkon mos krijohet shqetësim.
Në fund me një fjali prekëse ai thotë se edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi.
“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”, tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital.