Trazirat në Sri Lanka duket se po frymëzojnë Sali Berishën dhe mbështetësit e tij për të bërë të njëjtën gjë dhe në vendin tonë. Vetë ish-kryeministri bëri një status duke e krahasuar situatën me vendin tonë, por ai që ka shkuar më larg është dhëndri i tij.
Jamarbër Malltezi, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se projekti i George Soros që falimentoi Sri Lankën, po zbatohet edhe në Shqipëri.
Por i papërmbajtur është ajka e opozitës filozofi druvar Nard Ndoka i cili thotë se mund të kalojë edhe në revolucion, si u rrëzua qeveria në Sri Lanka?!
Nëse opozita rritet, gjendja ekonomike po përkeqësohet, nëse krijohet një ide që s’shkohet më në zgjedhje me Ramën… ose do vendosë standardet për zgjedhjet, ose të kalohet në revolucion”.
Kurse Fatos Lubonja nuk e thotë, por e bënë baltë duke ngatërruar më keq situatë, në gjirizet mediatike, që ka me bollëk në Shqipëri, ku e ftojnë të hajë duke si anal-ist që deklaron gjithmon gjëra pa e kuptuar as vetë se çfarë thotë, si… Sri Lankë nuk protestuan se i shtyu kush, por nga nevoja e tyre.
Pra, atje nuk kishte Sali në hall, por Sali në pushtet, ku njerëzit si në Shqipërinë e 97-ës humbën kursimet e tyre, nga inflacioni i lartë dhe zhvlerësimi me 100% i monedhës vendase, siç i humbën me firmat piramidale të bekuara nga Berisha. Ky fenomen ka ndodhur në vendin tonë dhe as në ëndërr nuk mund ta shikojnë saliarët që ëndërrojnë një Shqipëri në kaos.
Shqipëria nuk është në rrezik, por është në rrezik banda që drejton Sali Berisha, i cili e përjetoj dhe e meritoi Marsin e 97-së, e nëse e ka harruar qeverin e stabilitetit, që Nano e shkëmbeu me pushtetin si “Ceke Zafirin” bashkëshortja e tij, të kujtoi 14 Shtatorin, ku i vunë prangat në duar dhe nga tmerri i largoi gjithë familjen nga vendi. /Ekskluzive.al