Mesnatën e 25 prillit, nisi numërimi i votave në disa zona të Shqipërisë. Ritmet normale filluan rreth orës 02.00 të mëngjesit, një proces qe ka vijuar përgjithësisht mirë pa ndonjë ndërprerje apo problematikë domethënëse.
Ajo që presin të gjithë është se kur do të përfundojë ky proces? Pra kur do të kemi të shpallur së paku subjektin apo koalicionin fitues?
Gazeta “Si” ka bërë një përllogaritje të afërt se kur mund të dalë rezultati përfundimtar i numërimit të votave, duke ndjekur ritmin e deritashëm
Deri në orën 16.00 të ditës së hënë, (një ditë pas zgjedhjeve) rezulton se mesatarisht çdo një orë janë numëruar 145 kuti në rang vendi, ose 2139 kuti nga 5198 kuti në total.
Duke pjesëtuar diferencën e kutive të panumëruara (2879) me ritmin e numërimit të kutive nga komisioneret (145) mund të themi se duhet të paktën edhe 20 orë që të kemi mbaruar me numërimin e gjithë kutive të votimit, gjithnjë nëse ecet me ritmin e deritashëm, dhe nëse nuk do të ketë pengesa domethënëse që mund të zgjasin me orë.
Në rast se gjithçka shkon mire, rezultati përfundimtar ose së paku partitë në vend, do të kenë rezultatet e tyre në dorë rreth orës 12:00 të mesditës, ditën e martë, 27 prill.