Monarku më i pasur në botë, mbreti Maha Vajiralongkorn i Tajlandës mendohet se ka një pasuri prej 30 miliardë dollarësh.
Mediat e huaja shkruajnë se ai shëtit i lirë, kryesisht në Gjermani, ndërsa ish-gruaja e tij mbetet e internuar në një fshat të thellë dhe e ndarë nga i biri.
Srirasmi Suwadee, gruaja me të cilën u divorcua në 2014, ishte bashkëshortja e tretë e Mbretit. Maha Vajiralongkorn ishte akoma princi i kurorës në 2001, kur u martua me Srirasmin në një ceremoni private.
Ish-princesha nuk është parë në publik që nga viti 2014, ndërsa disa foto të publikuara së fundmi tregojnë si ka përfunduar ajo.
Sipas burimeve, princesha është kthyer në një murgeshë, e cila kujdeset për kopështin e saj teksa qëndron në arrest shtëpie. Nga imazhi duket ish-princesha e qethur dhe e shkatërruar.