Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Abu Dabi dhe ka treguar arsyen pse ai udhëtoi drejtë Emirateve të Bashkuara Arabe pikërisht ditën që përkonte me 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.
Rama gjatë fjalës së tij tha se “Princi i Emirateve i hapi derën e shtëpisë së tij” dhe se gjatë kësaj vizite ai ka shkuar për të firmosur marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja që do ndërtohen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 prillit.
Rama ka folur për investimet në Durrës, teksa tha se pikërisht në këtë qytet do ndërtohet porti më i madh në Mesdhe.
“Rastësisa e desh që sot në një vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi për firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës.
Ishte mirësia vëllazërorë e një miku të çmuar të Princit të Kurorës Mohammed Bin Zayed që në ato ditë të zymta më hapi dyer të shtëpisë së tij dhe më dëgjoi lutjet e mia”, tha Rama.
Ndërkohë që në Shqipëri, udhëtimi i Edi Ramës drejt Abu Dabit është komentuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka thënë se arsyeja e vërtetë është se ai ka shkuar për të bërë vaksinën anti-Covid.