• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lirohet mjeku Edvin Prifti, burg për gjykatësen Enkeleida Hoxha

02/03/2021
in Aktualitet, Kronike, Kryesore
        
 

Gjykata e Posaçme e Apelit mbylli shqyrtimin e ankimeve për dosjen e Krujës dhe mjekun Edvin Prifti. Mjeku u lirua nga burgu, ndërsa për gjykatësen Enkeleida Hoxha u dha masa “Arrest me Burg”.

Për të tjerët u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë. Ashtu si gjykatësja e Krujës, edhe për avokatin Aldo Tabaku u vendos masa “Arrest me burg”.

Për mjekun u vendos masa pezullim nga detyra, ashtu siç është vendosur në mungesë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Gjatë seancës, avokatët kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Avokati gjyqtares argumentoi se masa ndaj saj duhet të jetë më e butë, kjo për shkak se është nënë e dy fëmijëve dhe ka nevojë për përkujdesjen e saj. Edhe avokati i mjekut Prifti duke mohuar akuzat ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme i ka qëndruar të njëjtës kërkesë si në Shkallë të Parë, atë të vazhdimit të masave “Arrest me burg”.

Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK gjykatësja Enkeleida Hoxha është përfshirë në një aferë korruputive bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës.

Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove.

E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.

Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjor, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët bëri kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Kurse emri i mjekut Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës. Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.


        
 
Next Post

Pipero: Nuk ndryshojnë masat, ja kur pritet ulja e rasteve

Pas sulmeve të Metës lëshohet dhe Nikoll Lesi: Do të nxjerrin emrat e ndërkombëtarëve që paguhen nga Rama

Pse Sali Berisha nuk e fal Grida Dumën?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved