Në qotë se ka një tematikë që i bën bashkë shqiptarët është tematika e sigurisë ushqimore.
Të gjithë bien dakord se ajo ç’ka hanë nuk është ashtu si përshkruhet në etiketat vendosura sipër produkteve sa për “zbukurim”.
Ka ndodhur shpesh që konsumatorët i janë drejtuar marketeve të lagjeve apo supermarketeve, dhe kur kanë shkuar në shtëpi kanë konstatuar se, produkti i cili datën e skadimit e kishte në rregull nga brenda është i mykur, i prishur apo me erë të keqe.
Problematikat më të mëdha duket se hasen te produktet e mishit, bulmetit, peshkut etj. Nga vetë natyra këto produkte kanë predispozitën te prishen më shpejt dhe kërkojnë rregulla më strikte për mirëmbajtjen e tyre.
Me këtë fakt jemi mësuar, që kosin mund ta blejmë të thartuar, e qumështin të prishur, por mishin e lopëve të ngordhura a do biem sërish dakord në heshtje ta konsimojmë?
Një shkrues anonim për redaksinë e JOQ Albania tregon problematikat dhe atë që ndodh realisht në industrinë e përpunimit të mishit. Ai konstaton se në treg kompanitë fusin mishin e kafshëve të ngordhura, ndër të tjera ai bën thirrje popullit që të ngrihet për të kundërshtuar këto abuzime.