Në shumë dalje publike Meta e ka sulmuar misionin Euralius. Ai që e ka faktuar se kërkesa e KLGJ ka rënë si bombë në Presidencë është lehsi i pamposhtur Petrit Vasali. Pa dalë mirë lajmi ai nisi sulmet ndaj Euralius, duke treguar qartë se presidenti dhe partia e tij janë alarmuar nga kjo lëvizje.
“Të rrojë EURALIUSI ose Eurorilindja!! KLGJ do ju drejtokërka Euraliusit për Dvoranin. Euraliusi ishte që na “mësoi” ta zgjedhim Arta Markun me 36 vota nga 84 vota, që thotë Kushtetuta. EURALIUSI është një OJF private shumë e “mirë”. EURALIUSI është si furra, që pjek vetëm “bukët e ngrohta të Rilindjes”. EURALIUSI do të na “mësojë” edhe që Dvorani do të largohet nga Gjykata e Lartë vetëm pas vdekjes. Po presim….!
Deri atëherë “Rroftë EURALIUSI ose Eurorilindja”. Sa për reformën në drejtësi na mbetet vetëm të themi: Na ishte një herë një reformë në drejtësi”, tha ai. Qëndrimi i Vasilit tregon qartë se presidenti ka filluar të alarmohet. Pak ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim pati një takim me Dvoranin dhe dërgoi një mesazh të qartë se pavarësia e drejtësisë nuk duhet prekur. Nga ana tjetër misioni Euralius është sulmuar e anatemuar shpesh nga presidenti e njerëzit pranë tij dhe futja e tyre në lojë ka prerë shpresat në familjen presidenciale se do të kapin Kushtetuesen./Kliti Topalli