• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 22, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lulzim Basha distancohet totalisht nga presidenti Ilir Meta pas e kupton se qeveritë largohen vetëm në mënyrë demokratike…votë

March 6, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Lulzim Basha vijon të dëshmojë se nuk e mbështet presidentin Ilir Meta me strategjinë revolucionare që ky i fundit ka zgjedhur të ndjekë. Meta kërcënoi me mësymje në Parlament dhe të mërkurën priti në një takim kryedemokratin Basha, për të qenë në koherencë me njëri-tjetrin në lidhje me vijueshmërinë e aksioneve të presidentit dhe të opozitës.

Sakaq nga ana tjetër Basha vijon të tregojë se u ka dhënë fund protestave të dhunshme dhe e vetmja rrugë që ai thekson janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, duke e bërë kësisoj të qartë distancimin nga dhuna që kërkon Meta. Gjatë takimit të mbajtur në Shkodër, Basha u pyet në lidhje me thirrjet e presidentit. Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se do të vijojë duke luftuar ndaj qeverisë, por vetëm në mënyra demokratike. Edhe më herët Basha e ka shprehur se e vetmja rrugë që opozita do të ndjekë janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, pasi e pa se me protesta të dhunshme nuk arriti asgjë, ashtu sikurse nuk arriti as me djegien e mandateve.

Në kuadër të nismës së PD “Po të dëgjoj”, Basha po vijon takimet nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dje ai ka qenë në Shkodër nga ku u shpreh se PD do të bëjë çdo gjë për shporrjen e tiranisë dhe fitoren e demokracisë, me të gjitha format dhe mënyrat demokratike. “Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, u shpreh Basha. Vlen të theksohet se pavarësisht pranisë së tij në tubimin e 2 marsit të presidentit, kryedemokrati Basha qe mjaft i distancuar dhe nuk mbajti asnjë fjalim. Këtë qëndrim të tij e ironizoi edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se Basha po bën rolin e figurantit.

Dhe duket se rruga që ka zgjedhur Basha për të ardhur në pushtet nuk është e dhunshme. Basha duket se po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe ka nisur fushatën politike nëpër qytete me banorët, me tregtarët, me studentët, ku ashtu sikurse në fushatë ka nisur edhe me premtimet, çka tregon qartë se e vetmja rrugë që Basha sheh si mjet për të ardhur në pushtet janë zgjedhjet. Basha ka bërë një sërë premtimesh teksa ka kryer vizita në qytete të ndryshme. Ai u ka premtuar studentëve se do të rrëzojë Ligjon e Arsimit të Lartë kur të vijë në pushtet. U ka premtuar bizneseve të vogla se do të ulë taksat. Mesa duket Basha është duke bërë gati terrenin.


        
 
Next Post

Vetingu: Shkarkohen nga detyra gjyqtari i akuzuar për atentat ndaj Ramiz Alisë dhe anëtari i Gjykatës së Posaçme

Tjetër amnisti për Berishën, SPAK rrëzon padinë kundër ish-kryeministrit dhe gjyqtarit Sallaku për aferën e CEZ

KLGJ mbyll verifikimet për kandidatët e Gjykatës së Lartë, çon 3 emra në Presidencë, zero shanse për skenar bllokues si me Kushtetuesen

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In